Autoritetet amerikane dhe gjermane: Mos konsumoni ujë çezme në Shqipëri
Në shumicën e vendeve evropiane, uji i çezmave ësht i sigurt për konsum.
Por nuk ndodh kështu në disa vende, mes tyre edhe Shqipëria. Autoritetet gjermane dhe ato amerikane kanë publikuar një listë të vendeve në botë ku nuk mund të konsumoni ujin e çezmës.
Sipas ADAC në Gjermani, nuk duhet të konsumoni ujë në vende si Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, etj.
Ndërkohë, edhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë se nuk duhet të konsumoni ujin pasi rrezikoni shumë sëmundje.
Në rekomandim thuhet se uji përmban patogjenë për shkak të higjienës së ulët. Për këtë arsye, rekomandohet që ta zieni ujin përpara se ta përdorni.
Autoritetet thonë se uji duhet zier për të paktën tre minuta. Shqipëria ka investuar miliona euro për ujësjellësat, por përveç mungesës së furnizimit me ujë, ai nuk konsumohet nga banorët.
Qytetarët shpenzojnë miliona euro për të blerë ujë nëpër markete.
living.al