VIDEO/ Syri i nxirë i Sharon Stone shqetëson fansat, reagon aktorja: Rashë me fytyrë mbi mermer, po bëhet më mirë…

Syri i nxirë i aktores Sharon Stone në një foto në Instagram që ajo postoi më 31 korrik, shqetësoi fansat e saj dhe aktorja u kthye me një postim të ri për të shpjeguar se çfarë ndodhi. Duke folur në një video, ylli i Hollivudit, e cila këto ditë po pushon në Turqi, ka theksuar se askush nuk e ka dhunuar dhe se lëndimi i ka ardhur nga një rënie që ajo vetë ka pësuar.

Më në detaje, Stone tha në Instagram: Hej, e di që të gjithë jeni të shqetësuar për mua nga syri i nxirë, kështu që dua të dini se kam udhëtuar në kaq shumë vende dhe hotele sa në një moment sapo u ngrita në mes të natës për të shkuar në tualet nuk dija ku isha. Dhe rashë me fytyrë mbi mermer. Jo, askush nuk më ka bërë asgjë dhe jam mirë. Po kaloj shumë mirë dhe jam mirëpritur në çdo udhëtim që bëj.

Në fund ajo hoqi syzet e diellit që mbante dhe tregoi syrin, për të shtuar me humor: Po bëhet më mirë, por gjithsesi është një sy i bukur i nxirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone)

Ora News