Video/ Kush është Imane Khelif, boksierja e akuzuar se është burrë: “Jam viktimë e një komploti”
Ka një debat të madh rreth prezencës së Imane Khelif në Lojërat Olimpike 2024, e cila shkatërroi italianen Angela Carini në turneun e peshave të lehta në mesditën e sotme. Boksierja algjeriane ishte përjashtuar nga Kampionati Botëror i Boksit për Femra IBA në vitin 2023, për shkak se nuk kishte kaluar testin hormonal. Një vit më vonë ajo u pranua për të garuar në Lojërat e Parisit. Kjo po shkakton indinjatë dhe zemërim me deklaratat zyrtare edhe nga CONI dhe disa eksponentë politikë italianë.
Situata që po krijohet nuk është më e mira për një event si ai olimpik dhe vëmendja për takimin që do të zhvillohet sot është tashmë shumë e lartë. Italiania braktisi ndeshjen pas 45″ dhe pastaj shpërtheu në lot, si për të konfirmuar forcën “burrërore” të algjerianes.
Khelif u ndalua nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) në Indi, siç ndodhi me boksieren Lin Yu‑ting (Tajvan), dhe që nga ai moment IBA u akuzua se kishte komplotuar për të penguar fitoren e algjerianes. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili nuk njeh IBA-n, pranoi dy boksieret: “Të gjithë sportistët që marrin pjesë në turneun e boksit të Lojërave Olimpike respektojnë rregulloret e pranueshmërisë dhe regjistrimit, si dhe të gjitha rregulloret mjekësore të aplikueshme në përputhje me rregullat e Njësisë së Boksit të Parisit”.
PËRSE KHELIF U SKUALIFIKUA NGA BOTËRORI IBA 2023
Khelif është bërë një çështje që nga ai moment dhe ky debat lind sërish në çdo turne. Ajo u përjashtua nga kompeticioni indian pasi u zbuluan nivele të larta të testosteronit në trupin e saj, por disa media meksikane kishin krijuar një zhurmë të fortë muaj më parë, duke akuzuar Imane Khelif se ishte një grua trans. Prova evdente nuk kishte, por gjithcka ishte bazuar në deklaratat e bëra nga Brianda Tamara Cruz Sandoval pas një ndeshjeje kundër algjerianes (“Goditjet e saj më lënduan shumë. Nuk mendoj se jam ndjerë ndonjëherë kështu në 13 vitet e mia si boksiere, madje as duke luftuar kundër partnerëve meshkuj në sparring”).
Imane Khelif u mbrojt duke thënë se pamja e saj fizike e kishte bërë që, gjatë gjithë jetës, të ishte objekt i gjykimeve përçmuese: “Shpesh më ngacmonin për shkak të pamjes sime, por rezistova dhe vazhdoja të luftoja pavarësisht gjithçkaje”.
View this post on Instagram
lapsi.al