Hë hë hë! Flori bëri një veprim në Instagram dhe nuk dimë ç’të mendojmë

Prej kohësh është përmendur Flor Mumajesi dhe thuajse të gjithë kërkojnë rikthimin e artistit dhe kantautorit të talentuar. Megjithëse, vetë ai ka heshtur, sympretëve si ne s’i shpëtoi lëvizja e fundit në Instagram-in e tij.

Khëm-khëm! Flori bëri një veprim në Instagram dhe nuk

Flori ka ndërruar foton e profilit dhe e ka zëvendësuar atë me togfjalëshin “Pak Flor” dhe një simbol me ngjyrë të kuq, që duket si një shenjë gishti. Sigurisht, teoritë janë të shumta dhe ne të tregojmë se ç’kemi menduar:

– Një këngë e re

– Një rikthim me një album

– Një projekt që ndoshta s’ka lidhje me muzikën

– Rastësi

– Thjesht i ishte mërzitur fotoja e mëparshme

Cilado qoftë arsyeja e këtij ndryshimi të beftë, do ta mësojmë me kohën.

Për rikthimin e Florit ka folur edhe mikesha e tij, Fifi. Në një intervistë në emisionin “Canape”, ajo tha se prej kohësh nuk kanë më kontakte, por shpreson që ai të bëhet sërish pjesë e industrisë muzikore.

“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri të dalë përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike”.

Anabelmagazine