Dashamir Shehi i kujton deputetëve firmat që hodhën për listat e hapura: Koha për të parë cili është në pazar me Ramën

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka publikuar dokumentin e firmosru një vit më parë nga 32 deputetë opozitarë, përmes të cilës kërkonin hapjen përfundimtare të listave, votimin e diasporës, votim elektronik, ndarjen e Shqipërisë në 3 ose 4 zona elektorale.

Shehi kërkon u kërkon deputetëve koherencë në qëndrimin e tyre, pasi sipas tij, çdo gjë tjetër do të jetë një pazar në shërbim të Edi Ramës.

Postimi i kreut të LZHK:

Duke i paraprirë seancës maratonë të Kuvendit, ju vë në dijeni mbi nismën parlamentare, ku bashkë më 32 deputetë të Opozitës, jemi shprehur në parim mbi kërkesat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Reformën Zgjedhore.
U kërkoj deputetëve firmëtarë që të mbajnë qendrim të palëkundur nëse kërkojnë ndryshim real! Çdo lëvizje tjetër politike, është pazar që i shërben vetëm Edi Ramës!

voxnews.al