UPS! Ilnisa Agolli në pritje të ëmbël, gazetarja befason me përgjigjen: Kur u kthyem nga Bodrumi…
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi po përjetojnë lidhjen e dashurisë që krijuan brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
E ftuar në një emision televiziv, moderatorja Argjira Spanca e komplimentoi Ilnisën duke i thënë se ka bërë një ndryshim kohët e fundit në pamje dhe se duket shumë bukur.
“Është nga brenda, dashuria të zbut, të ndryshon të zbukuron. Kemi ardhur nga një pushim i shkurtër në Bodrum, ku frynte një erë dashurie nga ato që të rrëmbejnë”, tha Ilnisa.
“Ka ndonjë gjë të re nga ky fllad i dashurisë?”, e pyeti më tej Argjira.
“Nuk e di pse u emocionova… jo nga ty, por nga pyetjet, në sensin që kërkon ato përgjigje që nuk t’i jap dot publikisht, por që… mund edhe të ketë”, u shpreh Ilnisa.
“T’i ndaj sikletosesh se e di që unë i di gjërat dhe ke merak se mos nxjerr ndonjë gjë”, tha Argjira duke qeshur.
Por ende nuk dimë të themi se Ilnisa është në pritje të ëmbël, derisa kjo gjë të konfirmohet ose jo nga vetë gazetarja.
liberale.al