I biri feston ditëlindjen, Sokol Balla mesazh të ndjerë: Gëzuar Colin, djali im i vetëm dhe dashuria e parë prindërore!
Colin Orlando Balla, djali i gazetarit dhe moderatorit të njohur Sokol Balla, feston sot 19 vjetorin e lindjes. Përmes një mesazhi publik në llogarinë e tij, Sokoli i dedikon disa rreshta të ndjerë e me plot krenari, për birin e vetëm që tashmë është rritur dhe ka ndërtuar botën e tij.
“Sot ka ditelindjen Colin. Ai eshte djali im i vetem dhe shoku im me i mire. Njeriu me i kendshem, me i zgjuar dhe solar i planetit. Lider i shokeve te vet, nga e gjithe bota, qe i trajton me kujdes dhe si vellazeri. Njeriu qe jep por dhe merr shume dashuri nga te gjithe”, shkruan ai.
Tanimë një djalë i rritur, Colin do të ndjekë rrugën e universitetit dhe i ati thotë se është një 19 vjeçar me këmbë në tokë dhe buzëqeshje të pandarë nga fytyra e tij e bukur e burrërore.
“Nje 19 vjecar qe eshte shume krenar qe eshte Shqiptar dhe nuk ngurron ta thote kete, me zerin e tij te larte si buri ????, ne shqip dhe anglisht, edhe aty ku shume burra nuk guxojne as te hapin gojen. Colin, ka ngritur ne 19 vjet, boten e tij te bukur, ku te gjithe jane personazhe pozitive, ku degjohet vetem muzika e perzgjedhur nga shija e tij fine. Sot, kur per te hapet bota e Universitetit, ai ecen me kembe ne toke dhe buzeqeshjen e pandare nga fytyra e tij e bukur dhe e burreruar”, vijon mesazhi.
Sokol Balla është baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ndaj thotë se Colin është djali i tij i vetëm. Tashmë që është rritur e burrëruar, edhe shoku i tij më i mirë.
“Por per mua do mbetet “alieni” i mrekullueshem qe erdhi ne jeten time ne 20 korrik, ne te njejten dite kur Njerezimi shkeli ne Hene dhe une u bera baba i Colin Orlando Balles. Djalit, shokut dhe dashurise sime te pare prinderore. Te dua babo. Dhe njeqind korrike te tjere”, përmbyll ai urimin për të birin.
View this post on Instagram
living.al