FOTO/ Me palestër, Lap-Top, vajza dhe varëse brenda në burgun 313, JETA e Nuredin Dumani brenda qelisë!

Kjo është një nga fotot e fundit që tregon pamjen e sotme të Nuredin Dumanit, killerit me pagesë që është kthyer në bashkëpunëtorin e prokurorisë së posaçme SPAK.

Për shkak të statusit të veçantë dhe tregimit të disa krimeve, SPAK i ka krijuar të gjitha kushtet dhe komoditetet vrasësit serial, i cili ka luksin, kohën dhe mjetet teknologjike që të zërë të dashur, ngacmojë femra të martuara dhe më tej të kanosë nga brenda qelisë që SPAK ja ka akomoduar më të gjitha aksesorët.

Njëra nga viktimat e tij është Alda Nikolli, e cila rezulton të jetë dhe kunata e Amarildo Xhenaj alias Nikollit, shkodranit të arrestuar nga policia e Vlorës për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrulla në Vlorë.

Alda Nikolli është ngacmuar në mënyrë sistematike nga Nuredin Dumani dhe më pas kur ai dështoi të krijojë një lidhje sentimentale të qëndrueshme, filloi me kërcënimet, kanosjet dhe deri në dhunimin brenda në burg të Amarildo Xhenaj alias Nikollit.

Ngjarja është mbajtur e fshehur nga SPAK dhe vetë administrata e burgjeve, ndërkohë Alda Nikolli, për këtë situatë të paprecedentë ka shkuar të bëjë denoncim në Policinë e Elbasanit dhe më pas në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Denoncimi është administruar nga SPAK, por ende nuk ka një vendimmarrje se çfarë do bëhet me të. Ndërkohë tre ditë më parë në banesën e Alda Nikollit dhe motrës së saj, Gjovana Nikolli, gruaja e Amarildos është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli.

Policia e Elbasanit bëri me dije, se sasia e tritolit është vendosur në derën e një apartamenti në katin e katërt, ku jetonin prej dy muajsh me qira dy motrat Nikolli nga Lezha.

Prej shpërthimit ka mbetur i plagosur rëndë 29-vjeçari Enea Thomarai, i cili banonte në apartamentin përballë. 29- vjeçari ka qenë duke lëvizur nga një dhomë në tjetrën në shtëpinë e tij, kur ka ndodhur shpërthimi dhe dera e apartamentit e ka përplasur përtokë.

Banorët thanë se shpërthimi është ndjerë në të gjithë zonën ndërsa kanë shumë pak informacion për vajzat që jetonin aty prej pak kohësh.

Nga shpërthimi i tritolit kanë pësuar dëmtime 6 apartamente në katet poshtë dhe lart vendit ku ishte vendosur lënda plasëse. Ndërkohë hetimet për këtë çështje vijojnë nga policia e Elbasanit.

voxnews.al