VIDEO/ SPAK thotë se e ka sekuestruar, Sonila Meço rezervon dhomën “live” në hotelin e Redi Mollës

Prokuroria e Posaçme ka vendosur sot në sekuestro preventive kompaninë “5D Konstruksion”, me ortakë të vërtetë dhe pronarë “de facto” ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Mollën dhe Mariglen Qato, pasi dyshohet se ka përfituar tendera abuzivë.

Pasi janë kryer të gjitha veprimet hetimore, Prokuroria e Posaçme kërkoi sekuestrimin e shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të SPAK vuri në sekuestro preventive edhe shoqërinë “Restur” sh.p.k, në pronësi të Redi Mollës, ish-drejtorit në Bashkinë e Tiranës i cili aktualisht ndodhet në qeli pasi akuzohet për abuzim me tenderat.

Por teksa pasuria e drejtorëve të “5 D” është nën sekuestro, duket se ende vijon puna në hotelin në pronësi të Redi Mollës.

Gazetarja Sonila Meço “live” në studio i ka kërkuar panelistit Violdi Danaj, që të tekefonojë dhe të rezervojë një dhomë në hotelit “Faces&Plases”. Danaj ka arritur të mbyllë një dhomë për dy ditë me çmimin 100 euro, edhe pse SPAK njoftoi se bizneset e Mollës ishin në sekuestro.

Telefonata në studion e “Task Force” në “Syri Tv”:

Meço: Kush do më ndihmojë të bëjë një telefonatë. Më ka ardhur një denoncim nga një koleg gazetar… Bjeri pak këtij numri të lutem. Mund të bësh një telefonatë Violdi?

Biseda në telefon:

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Alo përshëndetje?

Violdi Danaj: Përshëndetje si kaloni?

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Me se mund t’ju ndihmojë?

Violdi Danaj: Jam i interesuar për një dhomë për dy persona nga data 1 gusht.

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Një dhomë për dy person, sa netë?

Violdi Danaj: Dy netë

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Dhoma kushton 100 euro nata dhe në total 200 euro është i pëfshirë edhe mëngjesi.

Violdi Danaj: Më fal se numrin e mora në… dhe nuk më kujtohet emri i hotelit, si e kishte?

Recepsionistja e Hotel Face&Place: Faces&Places

Violdi Danaj: Ok në rregull, do kalojë një person që të bëjë pagesën

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Mund ta bëni pagesën në check-in por të lutem të kontakojë unë për të marrë të dhënat që të mbaj rezervimin..

Violdi Danaj: Do u kontakojë unë…

Meço: Mua më kontaktojë një gazetar shumë i njohur dhe më tha që unë tentova të bëj një pronotim në hotelin që është Faces&Places që është?

Këlliçi: Duhet të jetë hoteli që është sekuestruar sot nga SPAK që është në pronësi të Redi Mollës.

newsbomb.al