Ndërron jetë producenti i filmave “Titanic” dhe “Avatar”

Jon Landau, producenti fitues i çmimit Oscar i disa prej filmave me fitimet më të larta në botë të të gjitha kohërave, duke përfshirë Titanic dhe Avatar, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Landau, vdiq të premten pasi fatkeqësisht nuk mundi të fitonte betejën me kancerin.

Lajmi u konfirmua nga motra e tij tij, e cila në një postim në rrjtet social shkruan.

“Zemra ime është thyer, por gjithashtu shpërthen nga krenaria dhe mirënjohja për jetën e tij më të jashtëzakonshme, dhe dashurinë dhe dhuratat që ai më dha mua dhe të gjithë ata që e njihnin atë apo filmat e tij”.

Bordo