Këngëtari shqiptar tregon përse nuk u martua më kurrë pas vdekjes së të shoqes!
Ramadan Krasniqi, i njohur ndryshe si Dani, ishte i ftuar në emisionin “The Elite Way” në ATV, ku në një bisedë të hapur përballë Elita Rudit dhe opinionistit të programit, Nderim Neziri, foli për pjesën më të ndjeshme të jetës së tij. Gjatë intervistës, kengetari nga Kosova ndau me publikun dhimbjen dhe vështirësitë që ka përjetuar pas humbjes së parakohshme të bashkëshortes së tij.
Ai shpjegoi se si kjo humbje e madhe ndikoi në jetën e tij dhe të fëmijëve të tij, të cilët mbetën pa nënën e tyre në një moshë relativisht të re. Dani theksoi se kurrë nuk i kishte shkuar mendja të rimartohej pas humbjes së bashkëshortes. Ai shtoi se nuk ka pasur as oferta për një martesë të re, duke nënkuptuar se përkushtimi dhe dashuria e tij për të ndjerën kanë qenë gjithmonë të pranishme në zemrën e tij.