Botuesi i Kadaresë: Ambulanca që mori shkrimtarin s’kishte asnjë kusht
Botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare, tha se ambulanca që erdhi për të marrë shkrimtarin e ndjer nuk kishte asnjë kusht brenda.
“Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Kur e pashë të shtrirë në korridor. Gjithmonë e shikoja në këmbë, të qeshur, solid, dukej sikur kurrë nuk do ikte nga kjo botë.
E morëm në ashensor e vendosëm, sikur të ishte në karrige, ishte në gjendje gati të ngrirë.
Hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa asnjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.
Me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, edhe pse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën gjersa mbërritëm në urgjencën e QSUT.
Pamë mobilizimin e mjekëve, derisa kuptuam se diçka e keqe po ndodhte. Më pas heshtje,” tha Hudhri.
politiko.al