Michael Jackson, 500 milionë dollarë borxhe para se të vdiste!

Michael Jackson kishte më shumë se 500 milionë dollarë borxh kur vdiq në vitin 2009, thote NBC News, duke cituar një dosje gjyqësore. “Në kohën e vdekjes së Michael Jackson, pasuria e tij kryesore ishin subjekt i më shumë se 500 milionë dollarë borxh dhe pretendime nga kreditorët, me një pjesë të borxhit të grumbulluar me interesa me norma jashtëzakonisht të larta dhe një pjesë të borxhit ishte në mospagim”, thuhet aty.

Para se të vdiste më 25 qershor 2009, “Mbreti i Pop-it” po përgatitej të niste një turne të quajtur “This Is It”. Turneu ishte planifikuar me marrëveshjen e një angazhimi prej 50 koncertesh në disa vende të Londrës. Ai vdiq pak para turneut, gjë që e la pasurinë e tij të bllokuar. Tani, paratë nga pasuria e Xheksonit kërkohen të përdoren për të paguar avokatët dhe ata që merren me lëvizjet e nevojshme ligjore, si dhe shpenzime të tjera.

Në të njëjtën kohë, theksohet se Jackson kishte marrë padi në shtete dhe vende të ndryshme deri pak para se të vdiste, për shkak të borxheve. Ai vdiq në rezidencën e tij në Los Angeles në moshën 50-vjeçare nga helmimi akut. Mjeku i tij u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia në vitin 2011 për sigurimin e drogës. Karriera e shkëlqyer e Jackson përfshinte 13 çmime Grammy, dy induksione në Rock ‘n’ Roll Hall of Fame dhe shitje të mbi 400 milionë disqe.

Bordo