Ndarja nga jeta e Bejkush Birçes, Meta mesazh ngushëllimi: Të gjithë brezat do ta kujtojnë me nostalgji dhe respekt
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Bejkush Birçe.
Meta u shpreh se Birçe ishte një edukator model, kërkues, i rreptë por i drejtë dhe plot integritet dhe një patriot i vërtetë që la gjurmë të jashtëzakonshme kudo që shërbeu.
Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjen kolegët dhe komunitetin sportiv për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.
I pikëlluar thellë për ndarjen nga jeta të një prej legjendave të sportit shqiptar, Mjeshtrit të Madh dhe trajnerit të kampionëve, Bejkush Birce.
Edukator model, kërkues, i rreptë por i drejtë dhe plot integritet, ai ishte një patriot i vërtetë që la gjurmë të jashtëzakonshme kudo që shërbeu.
Të gjithë brezat do ta kujtojnë me nostalgji dhe respekt.
Ai ishte një bibliotekë e gjallë e historisë së sportit tonë, nga boksi në futboll, duke lënë pas një trashëgimi shumë të pashlyeshme që do të nderohet gjithmonë me mirënjohje.
Trajneri i “Partizanit” të madh, “Naftëtari” unik, i “Flamurtarit” luftarak, i “Lokomotivës”, i “Dinamos”, i kampionëve por edhe i Kombëtares së viteve ’90 në momentet më të vështira të kuqezinjve, dha kontribut të jashtëzakonshëm dhe të çmuar në modernizimin e futbollit shqiptar.
Jam i nderuar që e kam dy herë mik si nga babai, ashtu edhe personalisht.
Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe komunitetit të dashur sportiv për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme!
Ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona kaq i gjallë, motivues dhe i pathyeshëm!
Mos u harroftë kujtimi i tij! U prefsh ne paqen e merituar!
tpz.al