“Ishte i lidhur, do të martohej”, gruaja rrëfen dramën: Më aksidentoi për vdekje vëllain, si i shpëtoi burgut nipi i Ramush Haradinaj!

Një motër kërkon drejtësi për vdekjen e vëllait të saj.

27-vjeçari Endrit Ndrecaj nga Lezha humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik dhe u plagos rëndë pasagjeri që udhëtonte në këtë motomjet, Amarildo Pjetri.

Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar ndihmën e institucioneve ligjore për të vënë drejtësi për humbjen e të afërmit të tyre.

Motra e të riut fatkeq, tregoi mes lotësh dhe zërit që i dridhej nga dhimbja tha për në News24 të moderatores Evis Ahmeti se autori nuk bëri burg, për shkak të njohjeve të veta, pasi thuhej se ishte nipi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vëllai im iku me motor, se e mori një shok në telefon, për ta marrë. Vëllai ishte duke bërë disa rregullime në shtëpi, se po rregullonte një dhomë, për t’u martuar dhe krijuar familje. Ishte i lidhur prej 1 viti me një vajzë, do të krijonte familje. Një djalë nga Kosova bëri manovër në krah të kundër, e përplasi. Na thanë; Ishte nipi i Ramushit. Na u bë si presion psikologjik. Ne jemi një familje e varfër, pa përkrahje. Ne kemi kushte të vështira ekonomike. Dhe e kanë përbuzur këtë gjë besoj. Personi që aksidentoi vëllain kishte marrë makinë me qira këtu në Shqipëri. E morëm vesh nga proceset gjyqësore. Në fillim me këtë çështje u mor vëllai im. Më pas e mora unë përsipër. Ne nuk kemi pasur marrëdhënie të mira me vëllain, para dhe pas aksidentit. Ai siç duket ka dashur të marrë diçka, të përfitoi nga aksidenti i vëllait. Babai im u shokua dhe ma besoi mua këtë gjë. Fajtori u la në arrest shtëpie, që kur nisi COVID-i, në mos gaboj. Nuk do askush që të bëjë aksident, por mënyra se si u soll nuk ishte korrekte. I shpëtoi dënimit se ishte nip i një politikani. Por kushdo që mund të jetë, duhet të marrë dënimin e vetë. Ata duhet të kishin ardhur në mënyrë njerëzore te ne, tha ajo.

voxnews.al