Habit prifti: Vdiqa dhe shkova në ferr, demonët po dëgjonin këngët e Rihannës
Një prift pretendon se vdiq përkohësisht gjatë një ataku në zemër. Pastori nga Miçigani Gerald Johnson tha se nga ferri dëgjohej kënga e Rihanna-s ‘Umbrella’ teksa ndodhej në purgator.
Johnson tha: “Shpirti la trupin tim” kur pësova sulm në zemër shtatë vjet më parë. Pavarësisht se e jetova jetën si njeri i Perëndisë, mbeta i shtangur kur m’u mohua hyrja në parajsë.”
“Kishte një seksion në Ferr ku luhej muzikë. Ishte e njëjta muzikë që dëgjojmë në Tokë, por në ferr e këndonin demonët”,-shpjegoi ai.
Ai gjithashtu pohoi se kishte parë skenën e tmerrshme të një njeriu që digjej i gjallë. “Gjërat që pashë ishin të papërshkrueshme”, tha ai.
Pasi u ringjall dhe u kthye në jetë, pastori thotë se tani beson se përvoja e tij është provë se muzika më e pëlqyer është me të vërtetë përpjekja e botës diabolike për të kontrolluar njerëzit përpara se ata të vdesin.
“Në Tokë shumë nga tekstet dhe muzika janë të frymëzuara nga demonët,”-pohoi ai.
“Njerëzit bien në kontakt me demonët që u japin tekste këngësh me qëllim që të kontrollojnë njerëzit në Tokë. Kjo është përvoja ime me Ferrin, është një vend i vërtetë. Zoti nuk i dërgon njerëzit në Ferr, njerëzit e dërgojnë veten në Ferr”,-përfundoi prifti.
Ora News