Elon Musk flet për bebin nr. 12: “Nuk e kemi mbajtur sekret”
Elon Musk dhe partnerja e tij, Shivon Zilis, janë bërë prindër të bebit të tretë së bashku dhe të 12-it për miliarderin. Në një deklaratë për Page Six, ky i fundit tha se ardhja në jetë e bebushit nuk ishte fare një “sekret”, duke shtuar se ishin të çuditshme lajmet që qarkulluan se lindja e bebit ishte mbajtur private.
“Të gjithë miqtë dhe familjarët tanë e dinin”, tha ai, duke mos e zbuluar emrin dhe gjininë e të porsalindurit/ës.
CEO i Tesla dhe partnerja e tij, janë gjithashtu prindër të 2 binjakëvë, Strider dhe Azure, të cilët kanë lindur në nëntor të vitit 2021. Ata lindën një muaj para se të vinte në jetë edhe Exa Dark Sideræel, përmes një nëne surrogate. Për Exa-n, Elon bashkëprindëron me ish-partneren, Grimes.
Nga ana tjetër, në vitin 2022, në një intervistë për Page Six, Elon Musk inkurajoi njerëzit të bëjnë sa më shumë famijë. “Bravo familjeve të mëdha! Unë dua sa më shumë fëmijë, që të mund të kaloj kohë me ta dhe të jem një baba i mirë”. Në të njëjtin vit ai postoi në X se rënia e numrit të lindjeve është një prej rreziqeve më të mëdha me të cilin po përballet qytetërimi.
Anabelmagazine