Në shtator bën 40 vjeç, Emina Cunmulaj zbulon si ruan linjat trupore
Modelja Emina Cunmulaj, në një lidhje live me “Top Arena” në përfundim të “Muza Competition”, tregoi si ruan linjat trupore.
E pyetur nga Rike Rike cili është sekreti që është kaq në formë, modelja ia atribuoi geneve që trashëgon.
“Në shtator mbush 40, pas lindjes së 3 fëmijë, pak me vështirësi, por geni është gen. Kujdesem, por i dua edhe gjërat tradicionale. Unë mburrem që jam shqiptare, që kemi tradita kaq të bukura dhe mund t’i trashëgoj te fëmijët e mi”.
Duke folur për ushqimin, Cunmulaj zbuloi ushqimin e preferuar të bashkëshortit të saj.
“Sallata e lakrave, e bën shpejt dhe e konsumon shpejt”, tha ajo me humor.
Ora News