Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, zbulohen detaje të reja nga jeta e artistes

Lajmi që Dafina Zeqiri do të martohej shumë shpejt pas një propozimi surprizë nga partneri i saj Kreshnik Gjergji u prit me lumturi të madhe nga të gjithë fansat e saj. Që prej asaj kohe të gjithë janë Akoma edhe më kuriozë për jetën e saj private.

Programi “Stacioni rozë” në RTSH ka zbuluar se artistja e njohur, Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Moderatorja Krisa Çaushi citoi burime të programit që thonë se Dafina është në javët e para të shtatzënisë.

“Thuhet se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Burime për “Stacionin rozë” kanë treguar në fakt se këngëtarja mund të jetë në javët e para”, u shpreh Çaushi.

Dafina Zeqiri prej kohësh po jeton një histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji të cilët janë në përgatitjet e fundit për dasmën e cila do të mbahet këtë vit!

tpz.al