Përsëritet historia, Romeo dhe Heidi i japin fund lidhjes?!
Kur më pak se 24 orë na ndajnë nga përfundimi i Big Brother VIP 3, dramat nuk kanë të sosur. Romeo dhe Heidi kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, gjë që nënkupton tërthorazi edhe ndarjen e tyre. Përveç kësaj dyshja kanë fshirë çdo foto ku ata shfaqeshin bashkë.
Nuk dihet nëse kjo është një taktikë për të tërhequr vëmendjen, por vlen të theksohet se mbrëmja e të shtunës rezultoi pa fat për dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP, lidhja e të cilëve lindi brenda aventurës së tyre të përbashkët në shtëpi.
Kujtojmë se dy vite më parë, edhe vëllai i tij Donaldi, u nda me Beatrix Ramosaj menjëherë pas daljes së aktorit nga BBV1.
newsbomb.al