Ra nga një pallat në ndërtim, ndërron jetë 28-vjeçari në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 28-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një pallat në ndërtim e sipër.
Mësohet se i riu ka qenë duke punuar në pallat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Balkanweb