Oni Pustina tërheq vëmendjen me format e modelit, shfaqet në rolin e babait gjatë pushimeve
Oni Pustina dhe Linda Poda kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë vëmendjes mediatike sidomos këto dy vitet e fundit, pasi janë bërë prindër të një vajze, sepse si duket kanë dashur ta shijojnë në maksimum rritjen e vajzës. Ish-postieri i Maria De Filipit dhe balerina elegante e disiplinave latine, janë rikthyer si prindër këto ditë të nxehta vere, pasi kanë qenë me pushime në plazhet e Jugut, pikërisht në Dhërmi. Paparaci i ka fotografuar, ndërsa merrnin rreze poshtë çadrës, ndërkohë që pranë tyre luante vajza shumë e bukur gati dy vjeçare. Ata duken tashmë çift mjaft i konsoliduar dhe të përkushtuar 100 për qind tek vajza, një fëmijë që binte në sy për gjallërinë që shfaqte gjatë plazhit. Oni në fillim u fotografua me pantallona të shkurtra të kuqe, dhe pastaj me boksera plazhi blu, që na jep mundësinë të shohim edhe linjat e tij aktuale prej modelit të përjetshëm. Siç e shihni nga fotot ai duket në formë dhe me të njëjtin sharm të pamjes tërheqëse që ka pasur gjithmonë. Edhe Linda u është rikthyer për mrekulli linjave elgante pas lindjes, aq sa duket e pabesueshme që ka një trup kaq fin edhe pse ka sjellë në jetë fëmijën. Me një palë bikini të thjeshta por me shije ajo duket njësoj si dikur, kur e shihnim në skenën e “Dancing with the stars”, si partneren e sexsimbolit shqiptar me famë në Itali, Oni Pustina. Nuk vonoi shumë dhe partneri skenik u bë partner jete, kështu që sot ata numërojnë 7 vite bashkë. Që nga 2010, kur Oni fitoi spektaklin e parë të “Dancing with the stars Albania”, Linda i përkushtohet profesionit të juristes, ndërkohë që angazhohen edhe me biznesin e tyre në Tiranë.
Oni Pustina & Linda Poda shtatë vite pas lidhjes
“Është koha të mendoj për gjëra të tjera tani”, tha balerina Linda Poda, kur bashkë me Oni Pustinën fituan në vitin 2010 edicionin e parë të “Dancing with the stars Albania”. Në atë kohë mediat nënkuptuan se pjesë e planeve të vajzës së bukur e shtatlartë, ishte kryesisht e ardhmja e lidhjes me Onin, edhe pse çifti, ashtu si edhe për çdo gjë tjetër, ia lanë kohës vendimin për një bashkëjetesë e ndoshta një martesë. Ky ishte dhe momenti kur Linda iu përkushtua degës së avokatisë, për të mbyllur kështu hesapet me kërcimin. Nga ana tjetër topmodeli shqiptar me famë në Itali, nisi misionin brenda profesionit të sillte në Shqipëri veshjet “alta moda”, duke hapur në Tiranë një dyqan me produkte të stilistëve të njohur. Shtatë vite pasi u dashuruan ata duken çift i qetë dhe i konsoliduar, fiks të bërë për njëri-tjetrin.