Eminem marton vajzën, kërcimi emocionues i reperit me Hailie Jade!
Së fundmi vajza e reperit Eminem, Hailie Jade është martuar me të fejuarin e saj Evan McClintock në një ceremoni në Greencrest Manor në Battle Creek, Michigan. Çifti, i cili u takua për herë të parë në Universitetin e Miçiganit në vitin 2016, shkëmbyen betime para familjes dhe miqve të ngushtë. Dasma pati një moment emocinues, një kërcim i veçantë baba-bijë.
Eminem publikoi në rrjete sociale këtë moment me vajzën e tij 28-vjeçare dhe menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve. Hailie nga ana tjetër ndau gëzimin e saj në Instagram, duke postuar një sërë fotosh nga festa. Ajo shkroi:
Nuk mund të kishim kërkuar një festë më të mirë, më të bukur. Kaq shumë lotë lumturie, të qeshura dhe buzëqeshje. U ndje kaq shumë dashuri. Evan dhe unë ndihemi shumë mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetët tona si burrë e grua.
View this post on Instagram
Eminem festoi së fundmi 16 vjet të maturisë. Reperi në të kaluarën ka pasur problem me varësinë ndaj alkoolit, por tani është i pastër. Në të kaluarën, ai ka folur hapur për luftën e tij, duke përmendur se për pak sa nuk kishte vdekur nga një mbidozë në vitin 2007.
Varësitë kryesore të reperit, përveç alkoolit, ishin edhe pilulat e gjumit, si dhe Vicodin, dhe sipas tij, ka pasur një periudhë që ka marrë më shumë se 20 pilula në ditë. Nga 20 prilli 2008 e deri më sot, Eminem është esëll. Këtë e ka treguar me postimin e tij të ri në rrjetet sociale. Në veçanti, ai ka publikuar një foto, në të cilën duket se mban në dorë diçka si një monedhë, me pikë referimi të Alkoolistëve Anonim.
Top Albania Radio