Fiori Dardha dëgjon zërin e nënës së saj të ndjerë

Tre vite më parë moderatorja Fiori Dardha pësoi një humbje të madhe pasi u nda nga jeta nëna e saj, e cila humbi një betejë të gjatë me një sëmundje të rëndë, më 5 janar 2021.

E ftuar sot në “E diell”, moderatorja ka pritur surpriza të veçanta, duke filluar nga këngëtari Erion Sheri, i cili interpretoi në studio këngën e saj të preferuar, e deri te mbesa, djali i të atit.

Mirëpo, nuk kishte si të mungonte një kujtim nga nëna e saj e ndjerë, ku përmes një audioje të shfaqur në studio moderatorja nuk i mbante dot lotët.

konica.al