Betimi “celibacy”: Ç’duhet të dish për metodën që e bën Julia Fox të ndihet kaq mirë
Julia Fox ka bërë një reagim për një reklamë të një prej aplikacioneve të lidhjeve online, duke zbuluar se prej më shumë se dy vitesh ka bërë betimin e “celibacy-s”.
“Prej dy vitesh e gjysmë nuk kam bërë seks dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirë me thënë të drejtën”, shkroi ajo në komentet e një videoje në TikTok ku ishte publikuar pikërisht kjo reklamë.
Ky detaj, jo vetëm nuk i shpëtoi fansave, por shumë prej tyre u habitën dhe u ndjenë mirë sepse zbuluan dikë që i mirëkupton për eksperiencat e ngjashme.
“Nuk e dija që unë dhe Julia kemi kaq shumë të përbashkëta”, shkruan dikush; “Kjo është sjellja që i takon një mbretëreshe”, shkruan një i dytë.
“Ti je heroina im”, shkruan dikush tjetër. Ndërsa një tjetër ka deklaruar: “Është e vërtetë. Unë kam 20 vite nën betim dhe vetëm më mirë ndihem çdo vit”.
Po çfarë është betimi i ‘celibacy’?
Celibacy është praktika e të mos kryerit marrëdhënie seksuale. Personat që e bëjnë këtë betim janë zakonisht priftërinjtë, por edhe njerëzit e thjeshtë e zbatojnë në jetën e tyre.
Sipas rregullave të betimit, personat nuk duhet të martohen as të kryejnë marrëdhënie. Por jo të gjithë e ndjekin njësoj këtë praktikë. Ka nga ata që e ndalojnë veten vetëm me arritjen e procesit të penetrimit dhe ka të tjerë që nuk puthen e as nuk qëndrojnë me duar të bashkuara.
Celibacy-a ka lindur në mesjetë, kur u vendos si ligj për të mos lejuar klerikët të kishin trashëgimtarë, me frikën se kishat do të ktheheshin në pronë të trashëguar e më tej në dinasti.
Sot, kjo praktikë aplikohet akoma si traditë e kishës, por ka edhe nga ata që me vullnet të lirë zgjedhin të jetojnë nën betim për të mos pasur kurrë ose për një kohë të gjatë raport seksual.
Anabelmagazine