Jo vetëm Orinda Huta, pre e grabitjes në Romë edhe modelja Adrola Dushi
Modelja e njohur, Adrola Dushi është përballur më një situatë aspak të këndshme ditën e sotme.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Adrola ka bërë me dije se teksa ka qenë një një udhëtim në Romë, ajo ka rënë pre e vjedhjes.
Personazhi i njohur televiziv ka publikuar fotografinë një pasaporte emergjente që është pajisur për shkak se i kanë vjedhur atë origjinalen.
“Rome e bukura Romë”, ka shkruar Adrola. “Mirë që nuk na morën kokën të paktën”, shton më tej modelja, duke vënë gjithashtu edhe ikonën e nerveritjes.
Një situatë të ngjashme ka hasur edhe këngëtarja Orinda Huta, të cilës i kanë grabitur valixhen nga makina.
voxnews.al