Deri në sa lindje me prerje cezariane mund të ketë një grua…

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë e njohura të cilat kanë lindur në mënyrë natyrale janë Dukesha e Cambridge, bashkëshortja e Princit William, Pamela Anderson, Cindy Crawford, Demi Moore, Jessica Alba, Alanis Morissette, Miranda Kerr, Nelly Furtado, Kourtney Kardashian etj.

Kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh gratë vendosin që të lindin me prerje Cezariane. Ndonjëherë me indikacion mjekësor, por ndonjëherë edhe më dëshirën e tyre. Nuk ka studime të mjaftueshme të cilat japin të dhëna se sa është numri maksimal i lindjeve me prerje Cezariane që mund të ketë një grua. Përgjithësisht, një grua është e sigurt që të kryejë deri në tri lindje me prerje Cezariane.

Problemet të cilat lidhen me lindjet e shumta me operacion janë dobësimi i murit të mitrës në vendin ku është prerë mitra, problemet me placentën e cila mund të ngjitet më thellë në murin e mitrës ose nëse placenta e mbulon pjesërisht ose krejtësisht kanalin e lindjes, dëmtimi i fshikëzës së urinës dhe gjakderdhja e shtuar nga mitra. Gratë që kanë lindur me operacion janë Victoria Beckham e cila ka lindur katër herë me prerje Cezariane, Angelina Jolie ka lindur me operacion vajzën dhe binjakët në lindjen e dytë, Christina Aguilera, Kate Winslet, Jennifer Lopez ka lindur dy herë me operacion, Kate Hudson, Pink, etj.

Sa më gjatë që bebet të qëndrojnë në barkun e nënës, aq më mirë është. Por kur jeni shtatzënë me trinjakë ose më shumë bebe, shpesh mund të zhvillohen komplikime. Ekipi juaj mjekësor do të marrë parasysh rreziqet e lindjes së parakohshme. Ata do të vlerësojnë rreziqet e vazhdimit të shtatzënisë për ju dhe bebet tuaja, bazuar në gjendjen tuaj individuale. Një shtatzëni normale zgjat 40 javë. Kohëzgjatja mesatare e shtatzënisë për trenjakët është 32 javë.

Për katërnjakët, gjatësia mesatare është 30 javë. Vazhdimi i shtatzënive të shumëfishta pas 36 javësh mund të jetë i rrezikshëm për ju dhe bebet tuaja. Pra, zakonisht konsiderohet më e mira për të lindur më herët. Kur vendosni se kur dhe si duhet të lindin foshnjat, mjeku juaj do të marrë parasysh faktorë të ndryshëm. Ekipi juaj mjekësor do të mendojë për pozicionin e çdo bebeje, peshën e çdo bebeje, shëndetin tuaj dhe shëndetin e bebeve.

Top Albania Radio