Mes aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin!

Erjola Doçi pas aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Reomeon dhe pas daljes së saj nga Big Brother VIP, dha një deklaratë për lidhjen e tij me Heidin. E pyetur në “Fan Club” se a beson te marrëdhënia e tyre, ajo tha se mes tyre nuk ka dashuri të sinqertë por vetëm kimi.

Mes Heidit dhe Romeos kam parë kimi dhe vetëm kaq. Ua kam thënë edhe në sy nuk është diçka e re. Dashurinë e vërtetë nuk e kam ndjerë në muret e asaj shtëpie nga çifti i fundit që mbeti në BBV.

Banorja u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës, pas Rozës. Në finale tashmë e ka siguruar vendin e tij Romeo, ndërsa një televotim është hapur për finalistin e dytë, mes Julit dhe Meritonit.

Erjola ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme dhe jo vetëm kaq…

Një rrugëtimi që ndodh vetëm një herë në jetë. Nëse do të rikthehesha prapë që ta mendoja patjetër që do ta bëja. Kam njohur shumë veten tek Erjola dhe veten tek publiku në të gjitha dimensionet dhe ngjyrat e mia. Ka qenë një rrugëtim ku unë e gjej veten kurajoze dhe krenare.

Top Albania Radio