Tragjedia në Shkodër, Fuga ngre dyshimet: Autoritetet të zbardhin aktin fizik, si i mbyti nëna 3 fëmijët e vetme?

Profesori Artan Fuga ka kërkuar nga organet përkatëse të hetojnë sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë në Shkodër pak ditë më parë, ku nëna mbyti tre fëmijët e saj dhe veten në lumin Buna.

Fuga u shpreh skeptik nëse ishte nëna ajo që mbyti vetë fëmijët, pasi sipas duhet shpjeguar forca fizike, pra si mundet një nënë e vetme të menaxhojë mbytjen e tre fëmijëve.

“Njeriu është i aftë të bëjë heroizmat, gabimet dhe krimet më të mëdha. Ne si media, si studiues prokuroria policia duhet ta lëmë mënjanë këtë pikëllimin e madh, por duhet të shqyrtojmë ngjarjen. Nuk di të ketë dalë përfundimi i organeve të rendit që ishte kjo nënë që mbyti fëmijët e saj.

Si mundet një grua të menaxhojë tre fëmijë për ti marrë dhe për ti mbytur, në ç’mënyrë mund të ndodhë kjo fizikisht. Unë pres që të dëgjohet kjo. Detyra është më thellë, për të parë si ndodhi ky akt, mund edhe të mos zbulohet. Nuk e di sesi ka ndodhur ngjarja, mund të jetë një mundësi që i ka mbytur nëna por kam dilemën.

Dëgjova zv.kryetaren e bashkisë së Shkodrës që thoshte duhet të flasim për dhunën, por duhet të kuptojmë që shoqëria ka disa faza ku të tilla drama ndodhin. Ne jetojmë në një kohë ku familja ka fituar një privatësi dhe këto mund të sjellin ngjarje të rënda në shoqërinë shqiptare.

Është akt i një njeriu që ka një vuajtje të madhe, që mund të vijë nga shumë rrethana dhe nga kontradita brenda familjes, por pritet që bashkëshorti të vërtetohet që ka qenë ai që e ka shtyrë”-u shpreh profesor Artan Fuga.

tpz.al