Kris Jenner zbulon se ka tumor: “Unë bëra skanerin dhe ata gjetën…”
Së fundmi Kris Jenner në trailer-in e ri të sezonit të pestë të “The Kardashians” ka zbuluar se pas një vizite me mjekët e saj është diagnostikuar me një kist, si një tumor i vogël. Në fakt, 68-vjeçarja i ka ndarë rezultatet e një kontrolli mjekësor me vajzat e saj. Në një moment gjatë trailer-it ajo shfaqet në fillim teksa është duke folur me doktorin dhe më pas me vajzat e saj ku Kylie Jenner shpërtheu në lot, pak para se motra e saj Kendall Jenner ta përqafonte për ta ngushëlluar.
Unë bëra skanerin dhe ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël.
Megjithatë, nuk jepen të dhëna të mëtejshme për shëndetin e saj. Në këtë pikë le të themi se ajo vetë në të kaluarën, i ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram për të thënë se mamografia nuk duhet neglizhuar kurrë. Madje, ajo nuk ka ngurruar të tregojë se nëna e saj 83-vjeçare, Mary Jo, vuante nga kanceri i gjirit dhe arriti ta fitonte këtë betejë.
Zbulimi për problemin e saj shëndetësor në sezonin e ri vjen pasi sezoni i kaluar, vajza e Kris Jenner, Khloe Kardashian, përshkroi se si një “pikë e vogël” në fytyrën e saj mendonte se ishte puçërr, kur në të vërtetë ishte kanceri i lëkurës. Konkretisht, në tetor 2022, Khloe Kardashian zbuloi se i ishte hequr një tumor tjetër nga fytyra.
Top Albania Radio