Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori që luajti kapitenin e Titanikut

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori britanik Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolin e tij si kapiten i “Titanic” dhe tek “Lord of the Rings”. Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të çmimit Oscar të vitit 1997 dhe Mbretin Théoden në “Lord of the Rings”.

Një tjetër rol për të cilin ai mbahet mend është edhe ai në dramën e BBC, “Boys from the Blackstuff” ku portretizonte Yosser Hughes, një personazh që luftoi – dhe shpesh dështoi – për t’u përballuar me papunësinë në Liverpool. Ai vdiq herët të dielën në mëngjes, konfirmoi agjenti i tij.

Homazhet për Hill vërshkuan menjëherë në rrjetet sociale sapo u publikua lajmi për vdekjen e tij. ©LAPSI.al