Edmond Tupja përlotet: ‘Godita djalin tim autik’

Shkrimtari dhe profesori Edmond Tupe ishte i ftuar te ‘Mos i bjer me Top’, ku foli për një sërë gjërash, ndër to dhe historinë e trishtë me djalin e tij autik.

I pyetur për momentin që e ka tronditur më shumë në jetë, ai pikas goditjen që i ka dhënë djalit të diagnostikuar me autizëm.

Momenti që më ka tronditur në jetë, ishte kur godita djalin tim. Ai ishte diagnostikuar me autizëm, ishte hiperaktiv dhe grindej, duke mos na lënë të flinim. Të lësh një njeri pa gjumë është e tmerrshme. Një natë, isha aq i drobitur, sa nuk i përkisja vetvetes. Në një moment të caktuar teksa ai po grindej e fliste, pashë një dorë që u çua dhe goditi im bir. Ishte dora ime. Më vrave, o ba! Dëgjova zërin tim: Mirë ta bëra! Pastaj, zërin e tim biri, aty u çarmatosa: Të kam xhan o ba! Kjo më ndriçoi, që atëherë e mblodha veten, – përfundoi ai i përlotur, duke shtuar se ka admirim të veçantë për ata që merren me personat me aftësi të veçanta.

classlifestyle.com