Blero dhe Afrona shpërthejnë në lot përballë njëri-tjetrit: “U zhduke nga jeta ime”

Blero, ish-bashkëshorti i Afrona Dikës, ka qenë i ftuar në podkastin e saj, “Talk with Afrona”, ku mes të tjerash, Afrona e ka pyetur se përse përfundoi martesa e tyre.

Ndonëse episodi i plotë ende nuk ka dalë, në sekuencat e publikuara, shihet Blero dhe Afrona të përlotur. Blero i thotë ish-gruas se ajo u zhduk nga jeta e tij, ndërsa Afrona pohon se kur një çift martohet, plani është të jenë gjithnjë bashkë e jo të ndahen.

Blero dhe Afrona u martuan para disa vitesh. Ceremonia e dasmës u mbajt tërësisht sekret nga ana e çiftit, por më pas, këngëtari publikoi një foto të Afronës, e veshur me fustan të bardhë dhe shkroi: “Në të mirë dhe në të keq”.

Në vitin 2022 qarkulluan lajme se ata i kishin dhënë fund martesës dhe Blero, përmes një “letre” drejtuar ndjekësve konfirmoi lajmin.

“Do të jetë adresimi im i fundit lidhur me këtë temë. Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur në asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim, apo përdorim të imagjinatës”, u shpreh këngëtari.

Anabelmagazine