Fustani i Anya Taylor-Joy është krijuar për introvertët dhe kemi prova!
Anya Taylor-Joy di si ta marrë vemendjen edhe duke të detyruar të rrish në distancë. Aktorja u shfaq në premierën e “Furiosa: A Mad Max Saga”, veshur me një fustan të shkurtër me zinxhirë floriri dhe i mbuluar me shtiza të gjata, duke e garantuar që askush mos t’i afrohej.
Edhe në kokë, ajo kishte vendosur një “helmetë”, e cila kishte po të njëjtat shtiza, për t’u kombinuar.
Nën fustan u duk sikur Anya kishte veshur vetëm tanga ngjyrë bezhë, ndërsa takat ishin transparente dhe nuk kishte asnjë bizhuteri.
Veshja thuhet se është nga koleksioni i vjetër i Paco Rabanne Haute Couture. Veshja e saj nuk është aspak e zakontë dhe mediat e kanë konsideruar si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen, me qëllim promovimin e filmit të ri, teksa e konsiderojnë të paparashikueshme çdo zgjedhje të saj.
Anya ka treguar shpesh se është introverte, ndaj ky fustan u duk sikur ishte bërë fiks për karakterin e saj. Ndaj, për gjithë introvertët, ja ku e keni idenë.
Anabelmagazine