Sofia Vergara zbulon arsyen pse nuk dëshiron të ketë më fëmijë

Sofia Vergara ka një djalë, por aktorja ka vendosur të mos ketë më fëmijë. Në një intervistë për revistën People, Sofia shprehet se është më e lumtur kur kalon kohë me fëmijën e saj të vetëm për shkak të marrëdhënies së tyre të ngushtë nënë-bir.

“Unë e di se çfarë do të thotë të jesh nënë e mirë ose të përpiqesh të jesh nëna më e mirë që mundesh dhe kjo kërkon shumë sakrifica, shumë energji”, shprehet aktorja duke shpjeguar se nuk ka menduar të ketë një fëmijë tjetër për shkak të karrierës dhe faktit se nuk do të ishte në gjendje të bënte maksimumin e saj si nënë për shkak të angazhimeve të shumta.

Vitin e kaluar Sofia u nda me bashkëshortin e saj Joe Manganiello dhe shkak i ndarjes u bë fakti se ky i fundit dëshironte të kishte fëmijë me aktoren e njohur.

Revista Who