Britney Spears fyen publikisht motrën e saj

Britney Spears ende nuk i ka dhënë fund hatërmbetjeve me motrën e saj Jamie Lynn Spears. Në një video që tashmë është fshirë nga Instagram-i, këngëtarja ka xhiruar veten në timon me asistenten e saj dhe disa persona të tjerë teksa ngjiten në mal dhe fyen motrën e saj duke e quajtur “k*rvë të vogël”.

“Motra ime u bë pjesë e një reality show televiziv dhe atje i thanë shumë budallallëqe. Ajo bëri dhe banjë në xhungël. U tha atyre, më bëni banjë se më mungojnë fëmijët. “K*rvë e vogël”, tha ndër të tjera Spears teksa përdorte ironi për ta shpjeguar situatën.

Siç kuptohet, emisioni ku ka shkuar e motra e saj, përfshin lojën në nje xhungël dhe Britney e krahason veten me motrën e saj duke deklaruar se nuk do ishte aq e friksuar sa ajo në disa situata.

Video u fshi nga vetë këngëtarja pak minuta pasi u postua, por në internet nuk humbet asgjë.

Jamie ka qenë në show-n në fjalë “I’m a celebrity… Get me out of here” në nëntor të 2023-shit dhe pasi qau dhe u prek prej mallit për fëmijët, bashkëjetuesit e saj i ofruan një banjë të ngrohtë në mes të xhunglës. Videoja u bë virale dhe tani Spears e përdori.

Motra e saj u largua nga formati 10 ditë pasi nisën xhirimet, për arsye shëndetësore. Por mediat zbuluan se në të vërtetë ajo nuk pranoi të fliste për raportin me Britney, ndaj edhe u largua.

Anabelmagazine