U bënë prindër të një vajze, Ledioni uron në mënyrë të veçantë Luizin dhe Kiarën: Të bëhet e dashur si…
Teksa mesditën e ditës së martë çifti Kiara-Luiz morën dhuratën më të bukur në botë, ardhjen në jetë të vajzës së tyre, urimet e përzemërta nuk kanë munguar prej askujt.
Sakaq në ‘Prime’, një urim i veçantë ka ardhur nga studio e ‘BBV3’ ku Ledion Liço ka uruar në mënyrë të veçantë fituesin e ‘BBV2’ Luiz Ejllin dhe bashkëshorten e tij Kiara Titon për ardhjen në jetë të bebushes Luna.
“Sot në mesditë Big Brother dhe familja e Big Brother VIP mori një lajmë shumë të gëzuar. Fituesi i edicionit të dyte dhe një nga protagonistet Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bëre më një bebe e që quhet Luna e që nga studio urojmë që të bëhet e gjatë e lumtur dhe e dashur si dy prindërit e saj”, ka thënë Ledioni.