Çfarë është lumturia? Ja si përgjigjet Tina Turner

“Lumturia je ti!” nga Tina Turner

“E di se njerëzit, në të katër anët, ngado ku kam shkuar, gjatë udhëtimeve të mia, kanë një dëshirë të përbashkët: të arrijnë lumturinë e qëndrueshme.

Secili prej nesh dëshiron të jetë i lumtur. Kërkimi i lumturisë është një instinkt thelbësor që e tejkalon besimin dhe kulturën. Gjithçka që njerëzit thonë ose bëjnë lidhet me bindjen, ndonëse shpesh të pandërgjegjshme se veprimet e tyre do t’i çojnë drejt lumturisë.

Çështja është se si ta bëjmë lumturinë të zgjasë. Lumturia është ndjenjë. Dhe, si të gjitha ndjenjat, ajo mund të zbehet po aq shpejt sa shfaqet.

Lumturia e vërtetë dhe e qëndrueshme është e pakapshme. Dhe unë këtë e di mirë.”

Përktheu: Beti Njuma

ObserverKult