Marrëveshja e Met Gala me ‘TikTok’, Anna Wintour kritikohet nga ndjekësit
Anna Wintour po përballet me pyetje të vazhdueshme në lidhje me marrëveshjen e saj shumë milionëshe me ‘TikTok’ për të sponsorizuar Met Gala.
‘Page Six’, raporton se kyeredaktores së Vogue do t’i bashkohet CEO i TikTok, Shou Chew në tapetin e kuq. Kjo paraqitje do të bëhet vetëm disa ditë pasi Presidenti Biden nënshkroi një projekt-ligj për të ndaluar platformën kineze të mediave sociale.
‘Met Gala’ do të organizohet më 6 maj nga Wintour dhe do të prezantohet nga Zendaya, Jennifer Lopez, Bad Bunny dhe Chris Hemsworth.
TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ka shpenzuar miliona për të sponsorizuar ngjarjen, marrëveshje e cila ishte bërë shumë kohë përpara se ndalimi të bëhej ligj.
“Çfarë bën Anna? Anna është diktatori total i kësaj ngjarjeje!”– komentuan ndjekësit.
Burimi theksoi se shumë nga yjet që marrin pjesë në gala kanë lidhje me gjigantin e muzikës Universal.
Muajin e kaluar Universal i ndaloi artistët e saj nga aplikacioni dhe akuzoi TikTok për “ngacmim” duke dashur të paguajë një “pjesë” të tarifës që platformat e tjera bëjnë për muzikën e saj. Rihanna, e cila është planifikuar të marrë pjesë në ‘Met Gala’, gjithashtu është e nënshkruar me Universal dhe i është hequr muzika nga TikTok.
iconstyle.al