VIDEO/ Gol dhe festë e çmendur, Rey Manaj trondit Fenerbahçen në frymën e fundit

Rey Manaj ka gjetur sërish golin në Superligën turke,. Sulmuesi shqiptar konvertoi penalltinë në gol, kur luhej minuta e 94’ e ndeshjes mes Sivasspor dhe dhe Fenerbahces që përfundoi 2 me 2.

Pas rrjetës së 17 të gjetur në Superligën turke, Manaj ka festuar në mënyrë të çmendur duke hequr dhe fanellën. Për këtë u ndëshkua më pas me karton të verdhë.

Goli i Manajt ka tronditur kështu Fenerbahcen, që doli me vetëm 1 pikë nga kjo transfertë. Kujtojmë se Fenerbahce po rivalizon për titullin kampion me Galatasarayn.

Pas 33 javësh kampionat e sheh veten 4 pikë larg. Sivasspor në anën tjetër mban vendin e 10.

Goli i Rey Manajt në minutën e 94:

gazetatema.net