Paris Hilton flet për të bijën dhe familjen e saj: “Jeta ime është e plotësuar”

Paris Hilton ka zbuluar disa detaje për vajzën e saj të vogël London. 43-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e përshkroi të voglën e saj 5-muajshe si “shumë serioze dhe të ëmbël”, në podkastin “I Am Paris”.

“Epo, ajo është vetëm 5 muajshe dhe mund të them që tani se është shumë serioze dhe e ëmbël”, duke treguar se London i kujton shumë të motrën, Nicky Hilton. “Ajo, në fakt, ngjan me Nicki-n. Kur shoh fotot e saj bebe, Phoenix është binjaku im dhe London e vogël është si Nikki”.

Gjithashtu, ajo shtoi se ndihet shumë me fat, duke treguar se dy fëmijët e saj kanë lidhje shumë të ngushtë. “London e do shumë vëllain e saj. Është shumë e lezetshme t’i shohësh ata bashkë. Ai është i ëmbël dhe i kujdesshëm me të. Ajo e sheh me buzëqeshjen më të madhe në fytyrë. Mund të them se e do shumë të vëllain. Jam shumë entuziaste t’i shoh teksa rriten bashkë dhe janë miq të ngushtë”.

Hilton dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, njoftuan lindjen e vajzës së tyre London, përmes një nëne surrogate në nëntor të vitit të kaluar. Ata kanë mirëpritur edhe djalin e tyre Phoenix në janar të po të njëjtit vit.

Të premten (19 prill 2024), Paris i prezantoi London botës. “Nuk mund të rezistoja që t’i tregoja botës vajzën time London dhe të ndaje këto momente të çmuara të familjes sonë”, u shpreh ajo për People dhe shtoi: “Phoenix dhe London janë gjithçka për mua dhe ndihem gruaja më me fat në botë që jam martuar me dashurinë e jetës sime dhe kemi familjen tonë të bukur. Jemi skuadra më e mirë dhe jeta ime ndihet e plotësuar”, përmbylli ajo.

Anabelmagazine