Është shtatzanë dhe pret një djalë? Dafina Zeqiri zbulon gjithçka

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, çifti ka qenë shumë në vëmendjen e publikut e ditën e djeshme në ditëlindjen e saj, Kreshniku i ka propozuar për martesë, ku ajo ka thënë “PO“.

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se Dafina është shtatzanë dhe në pritje të një djali. E ftuar në një intervistë ditën e djeshme teksa tregoi shumë rreth planeve të saj, Dafina u shpreh se nuk është në një pritje të ëmbël por që e dëshiron një gjë të tillë.

“Edhe unë edhe Kreshniku jemi të emocionuar për të pasur fëmijë për momentin kur do që të ndodhë. Edhe jemi të hapur që të ndodh ajo kurdo. Domethënë nuk e kemi në plan, jo sot e nesër. Jo pas dasmës e para dasmës”, tha ajo.

Dasma e tyre ka kohë që përflitet në media duke aluaduar shumë rreth organizimit të saj. Ditën e djeshme në një intervistë Dafina ka treguar se do të ketë një dasmë, e cila do të jetë në fund të vitit dhe gjithashtu ka folur rreth njohjes së saj me Kreshnikun.

voxnews.al