Puthi vajzën në buzë, Ilir Shaqiri flet për herë të parë
Ilir Shaqiri, i ftuar në Cherry on Top, sqaroi një nga veprimet më të diskutuara të tij, atë kur puthi në buzë vajzën, teksa ajo i bëri një surprizë në shtëpinë e Big Brother.
Fituesi i edicionit të parë VIP, u shpreh se do ta puthe vajzën e tij, Emilin, deri para se të vdiste, sepse siç thotë ai ka një dashuri shumë të madhe për të.
Në atë kohë, ai zgjodhi të mos e komentonte, por realizoi edhe një video tjetër, ku e puthi atë sërish në buzë.
“Do ta puthja edhe në momentin para vdekjes, do vdisja i lumtur. Kush nuk kupton dashurinë atërore midis babit dhe vajzës së tij, nuk do të ishte asgjë përveç se një njeri pa shpirt.
Unë me Emilin kam një dashuri që në momentin që ka lindur dhe flitë te gjoksi im, deri në momentin që do t’ia dorëzoj dikujt tjetër.
Siç ajo thotë ‘unë një ditë do gjej princin tim, por ti do jesh mbreti im gjithmonë’, mendoj që është e drejta e një babai dhe një vajze, në të gjitha mënyrat, nëse iu vjen natyrale të japin një puthje astampo.
Ndoshta për konceptin e shqiptarëve që nuk kuptojnë këtë gjë dhe janë të mbyllur dhe të varfër shpirtërisht nuk i komentoj fare sepse kam jetën time. Nuk më intereson fare”, tha Ilir Shaqiri.
Ora News