Ajsel Abazi konfirmon ndarjen me Eros Grezdën! Futbollisti e mohoi, por ish-bashkëshortja tregon arsyet pse i dhanë fund martesës

Tashmë është e konfirmuar se Eros Grezda është ndarë përfundimisht nga gruaja e tij, Ajsel Abazi. Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera thotë se me futbollistin nuk e lidh asgjë, përveç djalit të tyre të vogël.

Në përgjigje të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Ajsel thotë se ky vendim është marrë për të mirën e djalit të tyre të vogël, Kian.

Po ashtu ish partnerja e Eros Grezdës kërkon mirëkuptimin e të gjithëve dhe të kursejnë komentet pasi, siç shkruan ajo “bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në mes”.

“Mos paragjykoni- thotë Ajsel- pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim”.

Reagimi i Ajsel:

“E marr shume shpesh ketë pyetje dhe sot po vendos ti përgjigjem.

Po, është e vërtetë qe unë dhe Erosi nuk jemi më bashke. Mua dhe Erosin tashme na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë me tepër. Ky është nje vendim i ndërmarrë për te mirën e djalit.

Do ju lutesha te kurseheshit me komentet pasi behet fjale për një fëmije te vogël ne ketë mes, dhe do ju lutesha te mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet qe çuan ne kete vendim. Faleminderit”, shkruan Ajsel.

Futbollisti Eros Grezda e mohoi lajmin për ndarje që pak kohë më parë qarkulloi në media. Të njohur të tyre thanë në ato kohë se ndarja kishte një sfond tradhtie.

Kujtojmë që në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.

Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram” me rastin e Vitit të Ri, dyshja ua kanë uruar ndjekësve të tyre këtë festë si “Zoti dhe Zonja Grezda”.

Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në “Instagram”. Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut.

Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit u formalizua shumë shpejt, aq për shumë pak javë ata takuan edhe familjarët e njëri-tjetrit. Ashtu si më herët kemi raportuar, partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit.

Dy vajzat kanë pasur një lidhje të ngushtë, aq sa pas kësaj lidhjeje, nisëm t’i shihnim edhe më shpesh së bashku me partnerët e tyre. Ka qenë bashkëshorti i Almedës që ka publikuar një foto me Erosin, duke zbuluar kështu më shumë rreth marrëdhënies së ndërtuar së tyre. Tolgahan Sayisman ka ndarë një foto në “Instagram”-in e tij ku duket me Eros Grezdën në Stadiumin e Stambollit.

“Njihuni me vëllain tim të ri”, ka shkruar Tolga. Kujtojmë se edhe Ajsel jeton në Turqi, ku Grezda luante për skuadrën e Manisës. Duket se ai është vendi ku edhe janë njohur. Ndonëse prej pak kohësh të lidhur, dy të rinjtë e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

Fill pas lajmit për martesën e tyre, erdhi edhe lajmi për shtatzëninë e këngëtares. U duk se familja do të plotësonte tablon me ardhjen në jetë të vogëlushit. Por vetëm një vit më pas, gjërat kanë nisur të komplikohen aq sa tashmë, dyshja i ka dhënë fund dhe duhet thënë jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

Si rrallëherë, Ajsel ka zbuluar më shumë detaje rreth njohjes me futbollistin, duke treguar se njohja e tyre ka nisur në Stamboll. E pyetur se sa kohë është në lidhje me futbollistin, është shprehur aq gjatë sa për të vendosur unazën në gisht.

“Aq gjatë sa për të arritur këtë”, duke treguar unazën në gishtin e fejesës. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ku është njohur me Erosin.

“Në rrethana misterioze. Bëj shaka. Jemi takuar në Stamboll”, shkruan Ajsel. Më tej, Ajsel është pyetur pse zgjodhi një unazë të thjeshtë.

“Se nuk jam tip që mbaj unaza dhe doja një unazë simbolike thjesht për të përfaqësuar atë që tregon unaza”, ka shkruar Ajsel në të parin dhe të vetmin rrëfim të sajin për sa i përket historisë së dashurisë me futbollistin e njohur.

Panorama