Organizoi dasmat e Princ Lekës me Elian dhe Xhensilës me Besin, Altin Prenga: Nuk bëjmë më dasma, nuk sjellim shans
Ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, si edhe situata e sulmit fizik është në qendër të mediave. Për këtë situatë ka pasur edhe një reagim nga Altin Prenga i Mrizit të Zanave, i cili ka organizuar edhe dasmën e çiftit në vitin 2016. Po ashtu, Prenga ka organizuar edhe dasmën e çiftit Bes Kalluku dhe Xhensila Myrtezaj, për të cilët po ashtu po përflitet një ndarje në mediat rozë.
Prenga shpreh keqardhjen për të dyja këto situata, duke i përshkuar si njerëz të mrekullueshëm.
“Ne historinë Mrizit ne kemi marrë përsipër vetëm dy dasma të mëdhaja dhe te dyja tek Pallati i Brigatave sepse ne Mriz s’kemi hapësira për dasma. Njërën të mikut tim Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezajt dhe tjetrën të Princ Lekes me Elia Zaharia. Te 4 njerëz te mrekullueshëm.
Me vjen keq për situatat e kohëve të fundit seriozisht. Ne refuzojmë me qindra kërkesa për dasma por kjo është një arsye me tepër se perse nuk do marrim përsipër dasma, me çfarë shohim nuk sjellim as shans”, shkruan Prenga.
report-tv.al