“Princi ka mentalitet më të avancuar se ne, duhet të ishte martuar me…”/ Ekrem Spahiu: Elia ishte me shumë fat, Leka e trajtoi si princeshë…

Ekrem Spahiu, ish kreu i partisë Lëvizja e Legalitetit, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për sherrin në familjen e Princ Lekës, i cili ka ngërthyer publikun shqiptar.

Spahiu tha se ai dhe “mbretërorët” e tjerë, kishin dëshirë që Princi Leka të martohej me një grua të huaj, siç ishte tradita por ai u martua me Elia Zaharinë, të cilën e përshkroi si një person me shumë fat…

“Akte dhune ndodhin shpesh në Shqipëri. Ajo që ka marrë vëmendjen është video me këto personazhe, princin Leka dhe Elian.

Kjo është një ngjarje që ka tronditur opinion, por në veçanti mbretërorët. Ne me princin jemi vazhdues të linjës mbretërore. Në traditën e familjeve mbretërore, mbreti duke qenë babai i kombit, nuk martohet me një vajzë me kombësi të vetë. Kjo fatmirësisht u ruajt edhe në traditën e familjes shqiptare. Mbreti Zog gjeti një Konteshë si Geraldina, që rriti imazhin e tij dhe të shtetit shqiptar.

Edhe mbreti Leka e ruajti këtë traditë, që u martua me Mbretëreshën Suzanë. Kishim dëshirën që edhe Princi të ruante traditën, që të fejohej dhe martohej me një familje mbretërore. Është simbol i unitetit të kombit. Nuk u realizua kjo dhe u fejua me Elian. Bënë një dasmë që kaloi përmasat kombëtare. Rriti imazhin edhe të Shqipërisë dhe ky fakt na gëzoi.

Mentaliteti i Princit Leka është shumë më i avancuar se ne. Elja ka patur fatin më të madh të një femre shqiptare. Princi e ka trajtuar tamam si Princeshë. Erdhi divorci dhe donin të jepnin një mesazh për të gjithë çiftet shqiptare duke bërë marrëveshje për zgjidhjen e martesës dhe e kanë noterizuar dhe firmosur, që të shkojë situata e qetë. Marrëveshja e dytë ishte për trajtimin e vajzës dhe dhënien e disa pasurive, sepe me ligj nuk i takon asnjë pasuri Elias.

Edhe këtë fatkeqësi donin ta kalonin sa më lehtë”, tha Spahiu.

tpz.al