Cikalleshi 27 gola në 101 ndeshje, i vetmi lojtar i huaj që arrin këtë shifër

Sokol Cikalleshi ka realizuar një tjetër gol në kampionatin turk, aty ku Konyaspor regjistroi një tjetër fitore.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 12-të me penallti, ndërsa ishte goli i tij i 27të në 101 paraqitje.

Një rekord ky për lojtarët e huaj të cilët luajnë me këtë skuadër, ndërsa listën e kryeson bomberi kavajas.

Konyaspor e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0, ndërsa goli i dytë u shënua nga Valon Etemi.

euronews.al