Si verifikohen përdoruesit 13 vjeç? Drejtori i TikTok: Mbi 40 mijë vetë punojnë për sigurinë, po ndërtojmë një sistem sigurie lokal
Drejtori i TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek, në intervistën për gazetarin Sokol Balla, u pyet gjithashtu edhe se si arrijnë që të verifikohen nëse përdoruesit janë ose jo 13 vjeç, mosha që lejohet që të hapin një llogari në rrjetin social.
Olek deklaroi se mbi 40 mijë persona janë të punësuar për sigurinë e përdoruesve. Duke u ndalur këtu, ai thotë se kompania po punon për të ndërtuar një sistem sigurie në mënyrë lokale, jo të qendërzuar. Ai gjithashtu shtoi se po punohet për të hequr nga platforma 90 përqind të përmbajtjeve dhunuese.
Si e verifikon TikTok që një abonent është apo jo 13 vjec? Si përdorues I rrjeteve sociale, vë re që ka shumë llogari të rreme që ëshë shumë e vështirë t’I kontrollosh përvec rasteve kur llogaria është e verifikuar si llogaria ime në X apo Instagram. TikTok si kupton që një përdorues është apo jo 13 vjec. Dhe e dyta, mesa kam parë unë, z/Olek, TikTok mund të përdoret edhe nëse ti nuk ke llogarinë tënde. Pra në këtë rast një fëmijë 12 vjecar që merr një celular në dorë, ka aplikacionin dhe nuk ka llogari, përmbajtja e TikTok nuk është një gjë e kontrolluar.
Jakub Olek:: Një pyetje shumë komplekse. I kuptoj shqetësimet tuaja, lidhur me sa e rëndësishme është siguria për fëmijët tanë. Në fillim thamë se TikTok është një platformë relativisht e re. Ka disa cështje problematike, ne kemi kuptuar, si të mësojmë nga gabimet e kompanive që kanë qenë para nesh. I gjithë rrjeti i sigurisë i njerëzve që punojnë për sigurinë në TikTok është 40 mijë në total, është numri më i lartë i njerëzve që punojmë për besimin dhe sigurinë në TikTok. Sa I përket platformave të mëparshme kanë ekzistuar në treg për 10-12 vite dhe kemi mësuar shumë nga gabimet e tyre dhe jemi përpjekur që të implementojmë në platformën tonë. Një ndër to është që ne nuk vendosim sistemin e sigurisë të qendërzuar por e ndërtojmë në mënyrë lokale në vend, kjo vendos standardin. Sa i përket kornizimeve, cfarë të bësh, cfarë është e lejueshme e cfarë jo në platformë: cdo gjuhë urrejtje, bullizmi on line, njerëzit nën 13 vjec po hiqen dhe po ndalohen në platformë. Kemi moderimin e përmbajtjes që punon me dy niveli, i pari niveli automatik që kur ti hedh një video në tiktok ajo shkon në një pjesë verifikimi për të parë nëse dhunon rregullat tona, nëse i dhunon hiqet. Është një zonë, gri. Më pas shkon në nivelin e dytë është një tjetër nivel sigurie. E treta, ne gjithashtu kemi përgjegjësi te përdoruesit tanë që ata mund ta bëjnë report përmbajtjen dhe gjithashtu ti je përgjegjës me ne për përmbajtjen e TikTok. Mund të raportosh nëse sheh përshembull dhunë në këtë video. Një tjetër komponent.
Një fëmijë 13 vjec, sepse ajo që vë re në TikTok është kontenti i madh, i përmbajtjes, sa e mundur është nga ana psikologjike. Sa mundet një 13 vjecar t’I bëjë ballë atij kontentit apo t’i bëjë report.
Jakub Olek: Kur përdor rrjete sociale dhe je duke e parë kontentin, është shumë e qartë që përdor gishtin e madh kjo është një mënyrë që vjen nga eksperiencat më parë. Thatë se shihni shumë përmbajtje, por më lini t’ju jap një shembull të numrave të mëdhenj. 96% e përmbatjeve dhunuese janë duke u hequr nga platforma përpara se ta shohë dikush. Ne publikojmë reportet e besimit dhe të sigurisë në qendrën tonë të sigurisë, dhe aty mund të shihni të gjithë numrat sa i përket përdorimit të përmbajtjes, sa video janë hequr, janë dhunuese , ka shumë, sa llogari ka të personave nën 13 vjec , që ne i kemi hequr nga platforma, për t’ju dhënë një ide, 120-150 milion video kemi hequr nga platforma, miliona llogari nën 13 vjec. Patjetër nuk pot hemi se rregullimi është ideal, por mendoj se me numrat me të cilët po përballemi numrat janë shumë të rëndësishëm sidomos kur vijojmë të investojmë për sigurinë në platformë. Edhe tani që flasim ka moderim kontenti në bazë të rregullave. Po punojmë më autoritetet, shoqatat civile, që mund të na raportojnë ne nëse dikush denoncon për kontente që nuk duhet të jenë në platformë. /abcnews.al