FOTO/ Në pritje për t’u bërë prindër, flasin Luizi dhe Kiara: E vërteta e ‘divorcit’ që zgjati vetëm disa orë!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito pritet të bëhen prindër për herë të parë. Një lojë ndoshta edhe për efekte marketingu teksa u fol sot për një divorc mes tyre, krijoi aq shumë zhurmë saqë pa kaluar disa orë duket se u arrit qëllimi. Çifti përgenjështroi lajmin dhe thanë se po presin me padurim ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Kiara ia ktheu sërish follow-in Luizit në Instagram si dhe riktheu fotot në çift, mund të marrim frymë lirisht. Martesa e çiftit nuk është në krizë dhe ata po presin me padurim lindjen e bebushes së tyre.

Po çfarë ndodhi? Situatën e sqaroi vetë Luizi. Në një video live në Instagram ai tha se gjithë situata ishte një lojë e organizuar nga Kiara.

Kjo e fundit u përfshi në Live bashkë me Luizin duke thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se e gjitha ishte një lojë e vogël për Luizin, i cili mesa duket ishte bërë për ujë të ftohtë”.

“Ma ngriu gjakun, thashë ça ka ndodh. Kush ia çoi në mend me e bë? Perlë, se gjoja ka Luizi lojën e rëndë! Ky nuk ishte prenk, kjo ishte për kardiologji”, thotë Luizi duke qeshur.

Ndërsa Kiara sqaron: Kërkoj ndjesë se e di që na doni dhe ju duam, por meqë thatë që Kiara nuk di të bëjë prank, ja ku e keni!

liberale.al