“Ndyrësirë! ‘Qenin’ e ke në gjumë, mos më bëj puçi-puçi”- Degradon sherri mes Erjolës dhe Meritonit, moderatorja “shpërthen” në ofendime! Ç’ndodhi mes dy banorëve

Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një sherr pasi moderatori prishi një sfidë të Big Brother Vip, ku duhet të qëndronte pa u futur në ujë.

Por Meriton Mjekiqi ka vendosur të mos zbatojë sfidën duke larë në pishinë, veprim që k nxitur revoltimin e moderatores.

Pasi prezantuesi doli nga pishina, ajo e ka lagur me lëng frutash duke i thënë “lahu tani”, ndërsa ka shpërthyer në ofendime “ndyrësirë”.

Pjesë nga debati mes tyre:

Erjola Doçi: Ti tallesh me buxhetin tonë, lahu tani, ndyrësirë ( I hedh lëng frutash)

Meriton Mjekiqi: Ka luajtur

Erjola Doçi: Po rrimë pa kafe e pa ujë. I ndyrë, lahu tani. Tallesh me bukën tonë dhe ju rrini si pula

Meriton Mjekiqi: Ik tani ( E imiton)

Erjola Doçi: Mos më imito mua

Meriton Mjekiqi: Merr frymë

Erjola Doçi: E ke qenin brenda, të ka fjetur gjumë mos më bëj mua puci. Qenin e ke aty (Për Ilnisën). Si na le pa buxhet

Meriton Mjekiqi: Për qejf

Erjola Doçi: O dalsh sonte mos të pafsha me sy. O lojtar i dobët, lepuri në bark. Sa të është rritur lepuri nga nominimi.

panorama.al